Kryetari Ahmeti pret në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore

Kryetari Ahmeti pret në takim përfaqësuesit nga Banka Botërore

Asfaltohet rruga Topliqan – Vajnovc

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim përfaqësues nga Banka Botërore, Janelle Plummer Specialiste për Zhvillim Social.

Ky takim kishte për qëllim përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve të para të projektit Komunat për Rini në Kosovë (M4Y, grnt JSDF) që do të implementohet në disa Komuna në Kosovë, e që përfituese do të jetë edhe Komuna e Lipjanit.

I pari i Komunës së Lipjanit, tha se Komuna e Lipjanit vazhdimisht po mbështet aktivitetet rinore të shumta që po mbahen në Lipjan. Kryetari Ahmeti po ashtu tha rinia në Lipjan ka një rol të rëndësishmë në vendim-marrje.

Përfaqësuesit nga Banka Botëorë së bashku me Kryetarin Ahmeti diskutuan edhe për projektet e planifikuara për Komunën e Lipjanit.

Po ashtu u potencua se çdo aktivitet për rinin që është planifikuar nga Banka Botërore për Komunën e Lipjanit është i mirëseardhur dhe se do të gjejë mbështetje nga Komuna.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)