Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim një grup të rinjësh vullnetarë të Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN), me të cilët ka diskutuar për gjendjen e përgjithshme në sektorët komunal si dhe iniciativat që synohen të realizohen nga ky grup në kuadër të nismave lokale të parapara me projektin e Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) në Komunën e Lipjanit.
Të rinjtë gjatë takimit me Kryetarin Ahmeti, parashtruan një varg pyetjesh kryesisht të fokusuara në fushën e arsimit dhe barazisë gjinore, me theks të veçantë në nxitjen e vullnetarizmit tek të rinjtë dhe mbështetja e iniciativave të tyre nga institucionet komunale si dhe promovimin e barazisë gjinore, veçanërisht avancimin e pozitës së gruas në institucionet vendimmarrëse dhe përgjithësi në shoqëri.
Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti pasi që informoj këtë grup të rinjësh rreth fushave të ndryshme dhe menaxhimit të ekzekutivit komunal, ka falenderuar angazhimin e këtyre të rinjëve por edhe të bashkëmoshatarëve të tyre në ndërtimin e qytetarisë aktive në Lipjan.
“kyqja e të rinjëve në procese është determinuese në shoqëri, prandaj unë ju inkurajoj për këto nisma që padyshim do të gjejnë edhe mbështjen nga ana e komunës”, ka thënë kryetari Ahmeti, duke theksuar edhe projektet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe shëndetin e të rinjve e të cilat janë prioritet për Komunën e Lipjanit.
Newer Post
Shiu bllokon sërish Prishtinën (Video)
COMMENTS