Kryetari Ahmeti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Kryetari Ahmeti priti në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport

Albin Kurtit i erdhi dita!

Kryetari i Komunës, Imri Ahmet, sot ka pritur në takim shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me ç’ rast kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm që misioni i OSBE-së ka pasur me Komunën e Lipjanit.
Kryetari Imri Ahmeti i ka uruar mirëseardhje në Lipjan ambasadorit Michael Davenport, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është mirënjohëse ndaj OSBE-së, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar mbështetjen e nevojshme në drejtim të mbrojtjes, promovimit dhe përmirësimit të respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë si dhe ka nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin si dhe për angazhimin e tij për ti shtyer të gjitha proceset përpara në të mirë të të gjithë qytetarëve nga të gjitha komunitet. Ai po ashtu ka shtuar se Komuna e Lipjanit dallohet për punën e mirë që bënë me grupet e interesit dhe grupet e tjera të margjinalizuara ku edhe e dëshmon Titulli: Kryetari i Lipjanit Kryetari më Miqësor.
Ambasadori Davenport, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen me Komunën e Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)