Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim, Kerstin Zielosko-Labonte, zyrtare e Lartë nga Ministria e Kulturës dhe Sportit nga Baden Wurttemberg i Gjermanisë dhe koordinatore e projekteve në fushën e arsimit, Gjermani-Kosovë.
Kryetari Ahmeti dhe Zielosko-Labonte diskutuan mundësin e shkëmbimit i nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me institucionet gjermane.
Ahmeti, theksoi nevojën e mëtutjeshme për mbështetjen e Gjermanisë në arsim, shkëmbimin e përvojave, në ngritjen e shkollave profesionale, në mënyrë që nxënësit të jenë të përgatitur për tregun e punës dhe fusha të tjera që kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit në Lipjan.
Po ashtu, kryetari Ahmeti e ka falënderuar Zielosko-Labonte për mbështetjen e gjithanshme që i ka dhënë Kosovës, veçmas në fushën e arsimit.
Ndërkaq, Kerstin Zielosko-Labonte së bashku me Kryesuesin e Kuvendit, Daut Azemi, dhe Drejtorin e Arsimit, Rasim Hasani vizituan edhe Shkollën fillore Vëllezërit Damaneku në Topliqan.
COMMENTS