Kryetari Ahmeti priti një grup të fëmijëve me rastin e 1 Qershorit

Kryetari Ahmeti priti një grup të fëmijëve me rastin e 1 Qershorit

Ndërpritet mësimi plotësues për klasat e nënta

Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot një grup të fëmijëve nga Çerdhja Publike në Lipjan, të cilët i ka uruar për këtë ditë.
Kryetari Ahmeti duke bashkëbiseduar me fëmijët ka thënë se fëmijët janë motivi i së ardhmes sonë, andaj është obligim i yni që fëmijëve t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t’i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.
“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë një siguri dhe një mjedis më të përshtatshëm për realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti e dashuria e tyre deri në realizimin e ëndrrave për të ndërtuar vendin ashtu siç e dëshirojnë”, ka thënë Kryetari Imri Ahmeti.
Fëmijët gjatë qëndrimit në Komunën e Lipjanit kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)