Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e A.A, qytetar i fshatit Grackë, i cili ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e një aksidenti.
Ai ka thënë se gjithë Komuna e Lipjanit bashkëndjenë dhimbjen me familjarët, shokët, miqtë dhe të gjithë ata të cilët e njohën.
‘’Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të hershme të 35-vjeçarit nga Lipjani, Arbnor Ademi. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti tragjik që ka ndodhur në afërsi të Prishtinës në orët e hershme të mëngjesit të sotëm”.
“Në emër të të gjitha institucioneve komunale, u shpreh ngushëllime familjes Ademi nga fshati Grackë, për vdekjen e djalit të tyre Arbnor Ademi”, ka shkruar Ahmeti.
COMMENTS