Kryetari Ahmeti, sot ka pritur në takim  Besnik Tahirin dhe  Ahmet Zejnullahun

Kryetari Ahmeti, sot ka pritur në takim Besnik Tahirin dhe Ahmet Zejnullahun

Arrestohet një person në Topliqan të Lipjanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim Kordinatorin Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri dhe Kryeshefin e Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu me të cilët ka diskutuar rreth definimit të pronës për ndërtimin e sallës sportive tek shkolla e fshatit Sllovi.

Me këtë rast Kryetari Imri Ahmeti i ka njoftuar edhe një herë Tahirin dhe Zejnullahun se Komuna e Lipjanit i ka bërë kërkes Agjencionit Pyjor dhe Qeverisë që prona ku është e ndërtuar shkolla e fshatit në Sllovi të bartet nga Agjencia e Pyjeve në pronësi të komunës.

Pas takimit të gjithë së bashku kanë vizituar vendin e ngjarjes në fshatin Sllovi, ku edhe janë dakorduar për angazhim maksimal në zgjidhjen e kësaj problematike në mënyrë që ndërtimi i sallës së sporteve të filloj sa më shpejt që të jetë e mundur.

Image may contain: 2 people, people sittingImage may contain: 6 people, people smiling, people sittingImage may contain: 6 people, people standing, suit and outdoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)