Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur në takim Mrika Macula, Kryeshefe e Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal, ku u diskutua për mundësitë e bashkepunimit me ARDA-AZHR Qendër për aplikim dhe tërheqje te donacioneve.
Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për thirrjen e hapur nga Ministria e Zhvillimit Rajonal për programin Socio ekonomik në fushën e Infrasrtrukturës e cila ka ndikim në rritjen e zhvillimit ekonomik.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka falenderuar Mrika Maculën për përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre të shkëlqyeshëm duke i dhënë fokus të veçantë rëndësisë së zhvillimit ekonomik në komunën e Lipjanit përmës tërheqjes së donacioneve dhe burimeve të tjera të financimit.
Nga ana tjetër Macula ofroi bashkëpunim të ngushtë dhe përkrahje në asistimin rreth përgaditjes së aplikacioneve për të konkuruar në këto skema të granteve.
COMMENTS