Kryetari Ahmeti telegram ngushëllimi familjes Hoti

Kryetari Ahmeti telegram ngushëllimi familjes Hoti

Kuvendari Qeriqi: Imri Ahmeti dyshoj të jetë i përfshirë në dallavere me ndërtesa

Kryetari i ,komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hoti me rastin e vdekjes së gjyqtari i njohur, Shashivar Hoti, shkruan Ulpianapress.

Në emër të komunës, Ahmeti në këtë telegram ngushëllimi ka shkruar se Gjykatësi Hoti do të mbetet në kujtesë si një njeri i mirë dhe për punën e palodhshme, personaliteti tij do të jetoj në mendjen e secilit që pati fatin ta njoh.

Ja telegrami i plotë i tij:

E nderuar Familje Hoti,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, Gjykatësit të njohur, z. Shashivar Hoti.

Më lejoni që në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit, dhe në emër timin të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e hershme nga jeta të Gjykatësit të departamentit të krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë,
z. Shashivar Hoti.

Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, Gjykatësi Hoti do të mbetet në kujtesë si një njeri i mirë dhe për punën e palodhshme, personaliteti tij do të jetoj në mendjen e secilit që pati fatin ta njoh.

Ngushëllime familjes Hoti, miqve, kolegëve, dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)