Kryetari Ahmeti uron fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari Ahmeti uron fillimin e vitit të ri shkollor

Mobilizohet Dardan Molliqaj, nis punën në teren pas thyerjes së Vetëvendosjes (Foto)

Me rastin e 1 Shtatorit, ditës së fillimit të vitit të ri shkollor, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar nxënësit, prindërit dhe mësuesit për një vit të mbarë e me suksese.

“1 Shtatori sjell gjithmonë emocione, gëzim dhe ëndrra të reja. Uroj që ky vit të jetë i mbushur me arritje për nxënësit, krenari për mësuesit dhe gëzim për prindërit. Suksesi i fëmijëve tanë është forca dhe shpresa për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, është shprehur Kryetari Ahmeti.

Në këtë ditë të veçantë, ai ka siguruar se Komuna e Lipjanit mbetet e përkushtuar për të krijuar kushte sa më të mira në shkolla dhe për të mbështetur rrugëtimin arsimor të gjeneratave të reja.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)