Kryetari Ahmeti uron Fitër Bajramin

Kryetari Ahmeti uron Fitër Bajramin

Tetë muaj burg me kusht për imamin e Xhamisë së Janjevës

Kreu i LDK-së së Lipjanit’ njëherit kryetar i komunës, Imri Ahmeti ka uruar besimtarët islam për festën e Fitër Bajramit’ njofton Ulpianapress.

Ky është urimi i plotë i tij:

Të dashur besimtarë të fesë islame kudo që ndodheni në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit ju uroj festën e Fitër Bajramit.

Lusim Zotin që kjo festë e cila shënon përmbylljen e muajit të Ramazanit të sakrificës, mëshirës, muajit të vlerave të humanizmit sikurse janë paqja, mirëkuptimi dhe solidariteti ndërnjerzor, të na shërbejnë si ri-thirrje që qetësia e toleranca të mbretërojë kudo në botë.

Uroj që në këtë ditë feste harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona, të shtojmë dashurinë për njëri tjetrin dhe të shtrijmë dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë.

Të punojmë së bashku për të çuar procese përpara për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.
Dhashtë Zoti të mbizotërojnë vlerat pozitive përherë ndër ne.

Urime!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)