Sot, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2018-2019, Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit Rasim Hasani, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “ Vëllëzërit Frasheri ” në Lipjan, për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor fillim të mbarë të procesit mësimor.
Në këtë rast Kryetari Ahmeti, ka theksuar se ne si komunë në vazhdimësi jemi angazhuar ti bëjmë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, por tani të gjithë së bashku do të bëjmë përpjekje që nga ky vit shkollor të ketë një cilësi dhe kualitet më të lartë në mënyrë kj shkollë të prodhojë më shumë kuadro profesionale.
Nga ana tjetër, nxënësit dhe personeli i shkollës, kanë falënderuar kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij në përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave rekreativo sportive, siç është rasti me ndërtimin e fushës së hapur sportive në oborrin e kësaj shkolle.
Kryetari Ahmeti, po ashtu gjatës ditës së sotme, ka vizituar edhe Çerdhen Publike në Lipjan e cila gjatë pushimit veror është bërë renovim i tërsishëm brenda objektit ku përveç që ka marrë një pamje më të mirë është kriju një ambient më kushte të mira për fëmijët të cilë janë të vendosur në këtë institucion.
COMMENTS