Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me stafin e tij sot ka vizituar qendrën për edukim të hershëm të fëmijëvë të moshave 3-5 vjeç një projekt ky që është realizuar nga Komuna e Lipjanit dhe UNICEF.
Kjo qendër është implementuar në shkollën “Zenel Hajdini” në Gadime, ku shumë prind u falenderuan Kryetarin Ahmeti dhe UNICEF për këtë investim.
I pari i Lipjanit, Kryetari Ahmeti tha se investimi në rini është investimi i së ardhshmëns, duke u shprehur se ky model do të zgjerohet edhe në lokalitetet e tjera në Komunën e Lipjanit.
Përfaqësues nga UNICEF-it u shprehen se Komuna e Lipjanit do të mirret si shembull i bashkëpunimit edhe për Komuna të tjera, ndersa theksuan se qëllimi i këtij projekti është që fëmijët të përgaditën për klasën e parë, si dhe të kenë mundësi që prindrit të socializohen me fëmijët e tyre gjatë qëndrimit të tyre në këtë qendër.
COMMENTS