Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka vizituar disa fshatra të kësaj komune ku kishte vërshime pas reshjeve të pandërprera te shiut.
Ahmeti tha se i ka vizituar nga afër familjet në Sllovi, Smallushë, Qallapek, Gadime, njofton Ulpianapress.
Kryetari më tutje ka shtuar se ka dëme të infrastrukturës rrugore, dëme të konsiderueshme në disa familje. Ekipet e komunës po pastrojnë rrugët nga dheu dhe llymi i bartur ne rrugët e ndryshme të fshatrave të lartpermendura dhe njëkohsisht do të vlersohet i gjithë demi i shkaktuar nga keto reshje dhe se fillimisht do të nxirret kostoja e gjithë dëmeve.
“Janë vizituar familje në Sllovi, Smallushë, Qallapek, Gadime, ka dëme të infrastrukturës rrugore, dëme të konsiderueshme në disa familje. Ekipet tona po pastrojnë rrugët nga dheu dhe llymi i bartur ne rrugët e ndryshme të fshatrave të lartpermendura dhe njëkohsisht do të vlersohet gjithë demi i shkaktuar nga keto reshje dhe ne fillimisht na duhet të nxjerrim koston e gjithë dëmeve nga këto reshje.Aktualisht po punojnë ekipet e zjarrfiksve në shkollën e Banullës për të liruar nga uji podrumet dhe siperfaqet e mbuluara me ujë” i ka thënë gazetës kryetari Ahmeti./Ulpianapress
COMMENTS