Dekada e Re tërheq me vete edhe kryesinë e forumit rinor të AKR-së së Lipjanit dhe kryetarin e saj, Trim Banulla, të cilët sot iu bashkuan PDK-së së Lipjanit.
Banulla me këtë rast ka thënë se së bashku me kryesinë e forumit të AKR-së së Lipjanit, rrugëtimin e tyre politik do ta vazhdojnë në PDK.
Ndëra si arsye të vetme se ai dhe forumi që e drejtoi, vendosën të kalojnë në PDK, Banulla përmend seriozitetin që sheh në partinë të cilës i’u bashkuan, sidomos Dekadës së Re me njerëz të rinjë.
“Sot po i bashkohem Partisë Demokratike të Kosovës së bashku me strukturat e forumit të AKR-së dega në Lipjan. Duke i falënderuar të gjithë ata miq, shokë, familjarë si dhe strukturat e AKR-së që më përkrahën vazhdimisht në çdo kohë e në veçanti dua ta falënderojë degën e AKR-së në Lipjan. Une së bashku me të ghithë strukturën sot rrugëtimin tonë politik po e vazhdojmë në PDK. Arsyje e vetme që ne po i bashkohemi këtij subjekti është serioziteti në këtë parti dhe dekada e re me njerëz të rinjë.”, tha Banulla./Ulpianapress
COMMENTS