Kryetari Ahmeti punon edhe të shtuneve (Foto)

Kryetari Ahmeti punon edhe të shtuneve (Foto)

Lajm “bombë”, a po e merr drejtimin e Ulpianës, Jeton Gashi?

Por ja që kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përveç ditëve të punës që i kalon në zyrë duke u marrë me punët e tij, vikendin nuk e bën pushim.

Po thuajse çdo të shtunë me raste dhe të diele, Ahmetiin mund ta gjesh në terren duke inspektuar punimet që bëhen nga kompanitë e ndryshme të kontraktuara nga komuna.

E tillë ka qenë edhe kjo e shtune, kur Ahmeti ka qëndruar në fshatin Janjevë ku ka bashkëbiseduar me banorët për ruajtjen e ambientit.

Kryetari Ahmeti ka theksuar se pritet fillimi i punimeve në rregullimin e shtratit të lumit Janjevka dhe kyçjeve të kanalizimit, projekte shumë të nevojshme për këtë lokalitet, po ashtu do të bëhet edhe furnizimi me shporta të mbeturinave për çdo familje.

I pari i Lipjanit, ka qëndruar po ashtu edhe në Sllovi ku ka vizituar punimet në ndërtimin e tribunave – ulëseve në fushën e futbollit, ndërtimin e urave, si dhe parkingun tek varrezat si dhe punimet tjera në infrastrukturore.
Kryetari Ahmeti tha se këtyre ditëve pritet edhe vendosja e këndit të lojërave për fëmije tek shkolla fillore në qendër të fshatit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)