Kryetari i FFK-së Agim Ademi mbrohet në heshtje për akuzat për kërcënim e vdekje

Kryetari i FFK-së Agim Ademi mbrohet në heshtje për akuzat për kërcënim e vdekje

Ekskluzive: Në muajin mars arrestimet e para të Tribunalit Special

Kryetari i Federatës së  Futbollit të Kosovës (FFK) Agim Ademi dhe Muharrem Rama, të akuzuar për veprat penale të detyrimit dhe ushtrimit të ndikimit, u mbrojtën në heshtje para gjykatës.

Dy të akuzuarit përmes mbrojtësve të tyre deklaruan se kanë vendosur ta shfrytëzojnë të drejtën ligjore që të mbrohen në heshtje, duke shtuar se qëndrojnë prapa deklaratave të dhëna në prokurori.

I pari i FFK-së Agim Ademi po akuzohet se së bashku me Muharrem Ramën e kanë kërcënuar për vdekje një person. E gjithë kjo sipas Prokurorisë u bë me qëllim ndryshimi të statusit të një ngastre toke.

Sipas aktakuzës Agim Ademi e Muharrem Rama akuzohen se në periudhën kohore nga 12 korriku i vitit 2012 e deri më 12 shtator të po të njëjtit vit, në bashkëkryerje dhe me dashje të përfitimit material për veten e tyre apo për personin tjetër, kanë përdorur kërcënimin serioz me vdekje në atë mënyrë që sipas Prokurorisë i akuzuari Muharrem Rama e ka sulmuar fizikisht viktimën Dritëro Kadolli që ta detyrojë atë që të bëjë një veprim në dëm të pasurisë së tij, respektivisht t’ua jep atyre një veturë të tipit BMË X5, veturë e cila më pas pretendohet se do t’i dorëzohej Sami Hamitit.

Më Tutje thuhet se të akuzuarit e lartpërmendur gjatë periudhës së njëjtë kohore në bashkëkryerje kanë kërkuar nga Dritëro Kadolli shumën prej tridhjetëmijë eurove apo një veturë të tipit BMË X5, në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, që të ndryshojë statusin e një ngastre toke nga “zona e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”.

Administrimi i provave

Gjatë seancës së të mërkurës (30.01.2019), lidhur me provat e propozuara nga prokurori i shtetit Fetih Tunuzliu, vërejtje patën mbrojtësit e të akuzuarve.

Avokatët Ramiz Kelmendi e Qazim Qerimi i kundërshtuan provat e Prokurorisë pasi që sipas tyre provat e propozuara nga prokurori nuk mund të cilësohen si prova.

“Prokuroria askund nuk tha se këto janë prova, dhe se raportet që u prezantuan në seancën janë vetëm indicje – paragjykime”, tha Ramiz Kelmendi

Më tutje mbrojtësit e të akuzuarve i propozuan Gjykatës që si prova të administrohen tri propozim aktakuza kundër Dritëro Kandolli për vepra penale mashtrim, kanosje dhe pushtim i pa ligjshëm i pronës së paluajtshme me qëllim që Gjykatës t’i ofrohen dëshmi në lidhje me kredibilitetin e të dëmtuarit Dritëro Kadolli.

Kundërshtime në lidhje me provat e mbrojtësve pati prokurori Fetih Tunuzliu.

“Këto prova nuk ndriçojnë asnjë fakt relevant që ndërlidhet me gjendjen faktike të dispozitës se aktakuzës”,  shtoi Tunuzliu

Në lidhje me provat e propozuara nga mbrojtësit, trupi gjykues vendosi t’i refuzoi provat me arsyetimin se këto prova janë pjesë e shkresave të lëndës.

Kryetarja e turpit gjykues Valbona Selimaj më pas i pyeti palët nëse ishin në gjendje që gjatë së njëjtës seancë gjyqësore të japin edhe fjalën përfundimtare.

Mirëpo prokurori Fetih Tunuzliu deklaroi se nuk është i gatshëm që gjatë kësaj seancën të jap fjalën përfundimtare, prandaj i kërkoi trupit gjykues që t`i jep kohë deri në seancën e radhës.

Kërkesën e prokurorit e aprovoi trupi gjykues, të cilët seancën e radhës e caktuan për datën 20 mars.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)