Zgjedhjet lokale të 22 tetorit ia vulosën edhe një mandat për të parin e Vitisë, ai fitoi pa balotazh në raundin e parë të zgjedhjeve. Bëhet fjalë për kryetarin e kësaj komune nga radhët e LDK-së, Sokol Halitin. Hyn në grupin e gardës së vjetër të partisë megjithatë nuk shpreh ambicie për të udhëhequr LDK-në apo për t’u bërë kryeministër si kolegët e tij, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Gazmend Muhaxhiri apo Imri Ahmeti
Në kohën kur kryetarë të shumtë të komunave nga radhët e LDK-së kanë shprehur ambicie për t’u bërë shef i partisë, Sokol Haliti, tha se nuk shpreh ambicie për ndonjë post të tillë, ai nuk beson se partia do ta mbështeste për ndonjë nga këto poste.
“Nuk kam shpreh ambicie, nuk besoj qe më kërkojnë”, u përgjigj shkurt Haliti për Gazetën Express.
Madje ai nuk preferoi t’i komentojë ambiciet e kolegëve të tij.
“Nuk kam koment”, tha Haliti.
Haliti aktualisht ndodhet në pushim mjekësor për shkak të një ftohjeje.
LDK-ja, aktualisht, partia më e madhe në nivel lokal dhe qendror, udhëhiqet nga Isa Mustafa. Ai së fundmi ka pasur probleme shëndetësore dhe është kthyer në Kosovë nga Gjermania për të vazhduar trajtimin mjekësor.
Zgjedhjet në LDK janë paraparë të mbahen vitin e ardhshëm.
COMMENTS