Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Kryetari Imri Ahmeti ka mbajtur takim publik me qytetarë

Ndodh në Lipjan: Gjendet shishja e Coca-Colës e viteve të 80-ta

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në sallën e Kuvendit Komunal ka mbajtur takim publik me qytetarë lipjanas, ku i ka njoftuar ata për punën e gjashtëmujorshit të parë të vitit 2021 të qeverisjes lokale ku bashkarisht kanë diskutuar për të gjitha projektet, të arriturat dhe sfidat të cilat e kanë përcjellura në këtë periudhë.
Kryetari Ahmeti, para qytetarëve në këtë rast të rinjëve që ishin një numër i konsideruar të pranishëm në këtë takim ka prezantuar punët të cila po bëhen në teren, në të njëjtën kohë ai ka ftuar qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues sa më aktiv që nëpërmjet sugjerimeve, vërejtjeve dhe kërkesave të bëhen pjesë e pandashme e ndikimit në përmirësimin e jetës së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.
Nga ana tjetër, qytetarët kanë shprehur falënderime për Kryetarin Ahmeti, për angazhimin në kryerjen e punëve të shumta që po bënë për të përmirësuar jetën e qytetarëve si dhe në të njejtën kohë ata kanë paraqitur kërkesat për investime në të ardhmen krahas lokaliteteve të tyre e të cilat të cilat janë më me prioritet për ta.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)