Kryetari Imri Ahmeti ka pritur Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

Safete Amerllahu kandidate e AKR-së për Kuvendin Komunal të Lipjanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimin të Komunës së Lipjanit dhe Ambasades së Sllovenisë në fushën e zhvillimit ekonomik.
Kryetari Imri Ahmeti, fillimisht ka shpalosur politikat zhvillimore të Komunës së Lipjanit për rritjen e zhvillimit ekonomik duke informuar ambasadorin rreth ofertës investive të komunës së Lipjanit dhe qasjes së komunës në tërheqjen e investimeve të huaja dhe përmirësimit të klimës investive.
Në takim ambasadori Slloven premtoi angazhim në promovimin e ambientit të të bërit biznes në Komunën e Lipjanit dhe tërheqjen së investitorëve të huaj.
Gjatë këtij takimi gjithashtu u diskutua për mundësitë e përfitimit të granteve nga Bashkësia Evropiane, përmes mbështetjes së qeverisë së Sllovenisë, në fushën e menagjimit të ujërave të zeza përmes ndërtimit të impijanteve.
Po ashtu u diskutua rreth projekteve dhe mundësive të përkrhahjes financiare të projekteve të menqura (SMART). Ndër projektet e diskutuara nga kjo lëmi janë menagjimi i menqur i parkingjeve, ndriqimi publik dhe menagjimi i trafikut etj.
Kryetari Imri Ahmeti potencoi përkushtimin e Komunës së Lipjanit për të zhvilluar komunën ekonomikisht përmes përmirësimit të shërbimeve administrative, investimeve në projektet infrastrukturore dhe zgjerimit të bashkëpunimit me ambasadat e huaja, odat ekonomike dhe institucionet relevante të shteteve mike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)