Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në zyrën e tij ka pritur majorin e KFOR-it Harun Aydemir i shoqëruar me përfaqësues të tjerë të KFOR-it Turk të cilët janë të vendosur në Lipjan.
Në këtë rast, Kryetari Imri Ahmeti i ka uruar punë të mbarë Kapitetit të ri Ahmet Can Gorgulu, ndërsa majorit të cilit i ka përfunduar mandati i ka uruar suksese në detyrat e tij të ardhshme.
Nga ana tjetër, majori Harun Aydemir është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Komunën e Lipjanit e në këtë rast me Kryetarin Ahmeti jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në fusha të tjera me interes për qytetarët e Komunës së Lipjanit.
COMMENTS