Kryetari Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumi të Kosovës

Kryetari Imri Ahmeti ka pritur përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumi të Kosovës

Kryetari Ahmeti uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur Petrit Selimin Drejtori Ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumi të Kosovës me bashkëpunëtor, ku temë diskutimi ishte mbështetja në përmiresimin e efiçiences energjetike.
Kryetari Imri Ahmeti, fillimisht ka njoftuar përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumit të Kosovës se deri ku ka arritur projekti i efiçiences energjetike me të cilin projekt do të përmirësohet gjendja e ndërtesave të banimit dhe do të krijohen ambiente të mira duke përfshirë shtëpitë individuale dhe ndërtesat shumëbanesore në qendren e qytetit të Lipjanit.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka falenderuar përfaqësuesit e Fondacionit të Mileniumit të Kosovës për gadishmërinë e ofruar në përkrahjen për zbatimin e projektit të efiçiencës me theks të veçantë për objektet kolektive në qytetin e Lipjanit.
Nga ana tjetër Petrit Selimi, përfaqësues i këtij Fondacioni ka theksuar se ky projekt, përmes aktiviteteve pilotuese, ka për qëllim të mbështesë rritjen e efiçiences energjetike në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin ne ngrohje qe nuk bazohet ne energji elektrike. Ne kuader te projektit, po ashtu parashihet edhe mbeshtetja e zhvillimit te sektorit privat qe ofron sherbime ne fushen e efiçiences energjetike, duke perfshire edhe avancimin e pozites se grave dhe kategorive te cenueshme sociale.
Në fund të këtij takimi Kryetari Imri Ahmeti dhe përfaqësuesit e këtij Fondacioni u shprehën të gatshëm për bashkëpunim në dobi të realizimit të këtij projekti të rëndësishëm.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)