Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Sllovi.
Kryetari Imri Ahmeti, gjatë homazheve në fshatin Sllovi tha se kujtimi për dëshmorët dhe martirët, na shërben që të punojmë me këmbëngulësi e pastërti, me ndërgjegje për të ndërtuar të ardhmen tonë.
Po ashtu kryetari Imri Ahmeti gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe Zejnepe Gashin ose siq e quajnë të gjithë halla Zep e cila i ka humbur 5 anëtarë të familjes burrin dy djemtë dhe dy nipa gjatë masakres së fshatit Sllovi ku mbeten të vrarë 45 qytetarë.
Kryetari Ahmeti ka nderuar hallen Zep me emblemen e Komunës së Lipjanit si dhe drejtori Sefer Tasholli i ka dhuruar librin PLOJË E MADHE” (Ngjarje dhe rrëfime), i cili i kushtohet masakrës së fshatit Sllovi.
COMMENTS