Kryetari Imri Ahmeti pret në takim krerët e dy Komunave të Shtetit Italian, Frascineto dhe Civita

Kryetari Imri Ahmeti pret në takim krerët e dy Komunave të Shtetit Italian, Frascineto dhe Civita

U mbajt mbledhje komemorative për puntorin e Administratës Bajram Zaskokun

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur në takim Kryetarët e Komunave Frascineto dhe Civita.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare


Angelo Catapano – sindaco del Comune di Frascineto dhe Alessandro Tocci – sindaco del Comune di Civita të dy kryetarët e Komunave nga Italia së bashku me Kryetarin Imri Ahmeti bashkëbiseduan për binjakëzimin e Komunës Lipjanit me Frascineto dhe Civita.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Kryetari Ahmeti, gjatë këtij takimi bëri një prezantim të Komunës së Lipjanit me të gjitha resurset e saj, ndërsa tha se bashkëpunimi dhe binjakëzimi i dy komunave nga shteti Italian është një mundësi e mirë në shkëmbimet e ndërsjella.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

Kryetari Ahmeti falënderoi musafirët nga Italia për vizitën që po bëjnë në Lipjan, duke thënë se binjakëzimi që do të bëhet mes komunave në kuadër të Pavarësisë së Kosovës është shembulli më i mirë dhe një hap i rëndësishëm në përafrimin e dy popujve.

Fotografia e Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)