Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur sot një grup të fëmijëve nga Çerdhja Publike në Lipjan, të cilëve u ka uruar për këtë ditë.
Kryetari Ahmeti duke bashkëbiseduar me fëmijët ka thënë fëmijët jenë motivi i së ardhmes sonë, andaj çdo investimi tek ynë tek ta është investim i së ardhmes.
“Ne duhet të bëjmë edhe më shumë në mënyrë që atyre të ju ofrojmë një siguri dhe një mjedis më të përshtatshëm për realizimin e ëndrrave dhe synimeve të tyre”, tha Kryetari Ahmeti
Fëmijët gjatë qëndrimit në Komunën e Lipjanit recituan poezi të ndryshme si dhe kënduan këngë të përgatitura për shënimin e kësaj dite.
COMMENTS