Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Ahmeti përcjell nga afër punimet në mirëmbajtjen e shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe (FOTO)

Të rinj të shumët sot kanë marr pjesë në debatin bashkëbisedues me kryetarin Imri Ahmeti, të organizuar nga Forumi Rinor i LDK-s në Lipjan (FRLDK) .
Në këtë debat, të rinjtë lipjanas e kanë “bombarduan” kryetarin Ahmeti me pyetje të shumta, jo vetëm për angazhimet politike por edhe për jetën e tij private dhe sfidat e sukseset e kryetarit Ahmeti ndër vite.
Të rinjtë përmes pyetjeve të tyre gjithashtu u interesuan edhe për ndërtimin e shkollave të reja, mundësive për punësim, investimet në infrastrukturë sportive, hapësirën që do të kenë ata në qeverisjen lokale dhe shumë e shumë tematika të tjera.
Ndërsa Kryetari Ahmeti, duke i falënderuar të rinjtë lipjanas për mbështetjen dhe prezencen e tyre aq madhështore në takimin e sotëm debutues në mes të tjerash ka thënë se është i lumtur që është në mesin e gjithë atyre të rinjve sepse beson që rinia është e ardhmja e këtij vendit.
Kurse duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta këtyre të rinjve në mes të tjerash ka thënë se mandati i tij i dytë do të jetë mandate në të cilin do të ketë fokus të veçanet rinia në programin e tij qeverisës, duke shtuar se Rinia do të ketë vendin e merituar edhe në ekzekutivin e ardhshëm.
“ Jam shumë i lumtur që jam sot këtu me ju për të marr interesimet dhe propozimet e juaja më të sinqerta për punën time katër vjeçare në mandatin tim të dytë qeverisës. ” , është shprehur kryetari Ahmeti.
Ahmeti më tutje ka shtuar se në mandatin e parë ka investuar në terrene sportive duke tentuar që në çdo fshat të ndërtoj nga një fushë sportive anipse oponentët politik ndërtimin e këtyre fushave i kanë quajtur kafaze. Ndërsa i ka siguruar gjithë të rinjtë lipjanas se nuk do të mbetet asnjë fshat që nuk do të ketë të pakten nga një fushë sportive. Gjithashtu në lokalitetet ma të mëdha do të ndërtohen edhe Salla e Komplekse Sportive.
Ndërkaq, si befasi të programit të tij qeverisës për studentë e dalluar lipjanas ka paraparë mundësin e realizimit të praktikës profesionale me pagës në administratën komunale për gjashtë muaj.
Kurse do të arrij të krijoj vende të reja pune për të rinj profesionist të fushave të ndryshme përmes partneritetit publiko-privat me kompani të ndryshme biznesore që operojnë dhe që do të operojnë në komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, tutje ka shtuar se do të investohet edhe në infrastrukturë shkollore duke përfshirë ndërtimin e objektit për Shkollën e Mesme Profesionale “ Adem Gllavica” në Lipjan, si dhe pajisjen me kabinete të nevojshme në gjitha shkollat e komunës së Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, i ka siguruar të gjithë të rinjtë lipjanas se do të trajtohen të barabartë në çdo aspekt dhe ka kërkuar nga ata që të jenë sa më aktiv në jetën politike, kulturore e shoqërore, sepse vetëm kështu do të kenë hisen e tyre të merituar në secilin aspekt.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)