Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka takuar fëmijët Çerdhja Publike në Lipjan e të shkollave fillore në qytetin e Lipjanit.
Me një aktivitet organizuar nga Komuna e Lipjanit, Policia Kosovës, në prani të Policisë, veturave të Policisë, emergjencës dhe të zjarrfikësve, shumë fëmijë marshuan në sheshin Adem Jashari ku Kryetari Komunës së bashku me Policinë kanë përshëndetur fëmijët dhe kanë uruar ditën e 1 Qershorit.
Kryetari Ahmeti duke bashkëbiseduar me fëmijët duke theksuar se motivi i së ardhmes sonë e gjejmë tek fëmijët, andaj çdo investimi tek ynë tek ta është investim i së ardhmes.
COMMENTS