Kryetari Ismajli falënderues ndaj qytetarëve shtimjan për besimin e dhënë

Kryetari Ismajli falënderues ndaj qytetarëve shtimjan për besimin e dhënë

Rashinca e Gllavica të bindur në fitoren e Ismajlit

Kryetari Naim Ismajli, ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare, nëpërmjet të cilës iu është drejtuar qytetarëve, për të shprehur falënderimet e tij, që ai ndjen karshi tyre, për besimin që këta ia dhanë në zgjedhjet e balotazhit ku arriti të triumfojë, njofton Ulpianapress.

Postimi i plotë i kryetarit Ismajli:

‘’FALENDERIM!
Të nderuar banorë të komunës së Shtimes,
Ju falenderoj për mbështetjen dhe besimin që më dhatë dje, në zgjedhjet për komunën tonë.
Falenderoj të gjithë votuesit për qetësinë e treguar duke zhvilluar një proces zgjedhor të qetë dhe pa incidente, falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, ekipin për mbështetjen dhe punën e tyre.
Ju jam mirënjohës të gjithëve pa dallim, familje të Dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, të rinjë, të moshuar, studentë, familjarë, persona me nevoja të veçanta, bashkëatdhetarë e shumë të tjerë që me votimin e tyre më besuan përgjegjësinë e udhëheqjes së Komunës së Shtimes për 4 vitet e ardhshme.
Do të punojmë bashkërisht për një Shtime më të mirë të zhvilluar dhe urbane.
Faleminderit!
Shtime, Belinc, Carralevë, Davidovc, Devetak, Dugë, Gllavicë, Godanc i Epërm, Godanc i Poshtëm, Gjyrkoc, Karaçicë, Lagje e Pajtimit, Llanisht, Mollopolc, Muzeqinë, Petrovë, Pjetërshticë, Rancë, Rashincë, Reçak, Topillë, Vojnoc, Zborc.
Me respekt,
N.I.’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)