Pas dorëheqjes së dhënë nga kryetrajneri Enver Duriqi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të skuadrës lipjanase, Blerim Duriqi, njofton Ulpianapress.
Njëshi i Ulpianës pretendon bindshëm se tekniku Duriqi është ende në krye të shtabit tenik. Nuk është pranuar dorëheqja.
“Sa i përket dorëheqjes së trajnerit Enver Duriqi është e vërtetë qe ky i fundit ka dorëzuar fletëdorëheqjen por që unë nuk e kam aprovuar ende. Kështu që deri në aprovimin mbetet trajner i KF Ulpiana 1926, si dhe stervitjet duhet të vazhdojnë sipas planit.”, u shpreh kryetari Duriqi.
Duket se kryetari Blerim Duriqi nuk e ka në plan të heq dorë lehtë nga tekniku që Ulpianës në të kaluarën i ka sjell vetëm suksese./Ulpianapress/
COMMENTS