Kryetari i Komunës Imri Ahmeti uron gjithë qytetarët për 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke thënë se kjo festë kombëtare në Komunën e Lipjanit do të shenjohet me inaugurimin e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Kryetari Ahmeti po ashtu fton të gjithë qytetarët në këtë event që fillon nga ora 12:00 në sheshin Adem Jashari në Lipjan.
Urimi i plotë kryetarit Ahmeti:Në prag të festës së “28 Nëntorit”, uroj të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe më gjerë Ditën e Flamurit, datën që shënon shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.Nëntori, muaji që simbolizon unitet për popullin shqiptarë kudo ku jetojnë e veprojnë! Festë kjo që duhet të na bashkoj përherë jo vetëm për të uruar, por për të marrë përgjegjësinë për të shënuar progres në zhvillimin e shoqërisë dhe vendit tonë. Prandaj duke dashur e respektuar vlerën e kësaj date të shënuar, të reflektojmë përgjegjshëm në të tashmen e në synime të së përgjithshmës, si dhe shtetit e kombit.Urime Festa e Flamurit 28 Nëntori, kjo festë kombëtare në Lipjan do të shenjohet me inaugurimin e shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari.Uroj që nëntorët e viteve në vijim, kombin shqiptarë ta gjej më të zhvilluar ekonomikisht, të prosperuar e integruar në familjen e shteteve të kombeve të zhvilluara europiane e përendimore.
Urime 28 Nëntori!
Imri Ahmeti Kryetar i Komunës së Lipjanit
COMMENTS