I pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për rezultatin e partisë që drejton në zgjedhjet e raundit të dytë që u mbajtën më 19 nëntor.
Ai ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin, por që e respekton vullnetin e sovranit.
“Unë mbahem përgjegjës, edhe për suksese edhe për çfarëdo rezultati. Në zgjedhjet e 22 PDK ka arritur të ketë numrin më të madh të asamblesitëve. Në të njëjtën kohë rezultatin e balotazhit nuk jam shumë i kënaqur”, ka thënë Veseli, raporton lajmi.net.
Veseli e ka uruar edhe kryetarin e Mitrovicës, prej nga edhe vjen, për fitore.
“Ua uroj bashkëvendësve të mi një katër vjeçar me kryetarin e ri edhe Agim Bahtirit ja uroj, sidoqoftë është vullneti i tyre, s’ka hatrim këtu”, ka thënë ai.
Humbjen në disa komuna Veseli e ka arsyetuar me bashkimin e të gjitha partive kundër tyre.
“Kur po na bëhen krejt bashkë, në fillim po i mundim vet, po kur po na bëhen të gjitha bashkë… pastaj ky është pluralizmi”, ka thënë Veseli.
COMMENTS