Është bërë e zakonshme në Kosovë që kandidatët për kryetarë të komunave të investojnë gjatë fushatave, për t’i bërë ato sa më impozante, njofton Ulpianapress.
Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti duket se është ndryshe në këtë pikë. Gjatë fushatës ai në të shumtën e rasteve shihet me atlete dhe tuta duke luajtur futboll ose volejboll me banorët.
Kandidati i LDK-së, ditën e sotme e nisi në Dobrajë, me rininë e këtij lokaliteti, duke bërë edhe hapjen e një turneu në futboll.
COMMENTS