Kryetari i PDK-së së Lipjanit, Prof.Dr. Hyzer Rizani, ka shtruar një darkë iftari në muajin e shenjtë të Ramazanit, ku morën pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare të kësaj komune, gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Kryetari Rizani, në fjalën e tij ka bërë thirrje për më shumë solidaritet, besimin tek Zoti, po ashtu edhe besimin në mes njëri-tjetrit.
“Qëllimi i këtij iftari është sikurse qëllimi i muajit të shenjtë të Ramaznit, që të jemi sa ma afër njëri tjetrit dhe të jemi sa ma solidar me njëri tjetrit”, tha mes tjerash kryetari Rizani./Ulpianapress
COMMENTS