Kryeziu akuzon Ahmetin “për një projekt të NPB-së më të madh se ai te Katedralja”

Kryeziu akuzon Ahmetin “për një projekt të NPB-së më të madh se ai te Katedralja”

Surpriza e hidhur e Macron për Ballkanin

Nexhat Kryeziu, kryeshef ekzekutiv në Ndërmarrjen Publike Banesore, ka akuzuar kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti se ka stopuar një projekt të madh të kësaj ndërmarrje, i shtrirë në një hapësirë prej 1.7 hektarësh.

Ai ka thënë se nuk e di pse po e bën këtë kreu i Prishtinës, por ka thënë se një projekt tjetër privat aty është duke u ndërtuar pa leje, dhe madje, gjithnjë sipas tij, prek edhe në një pjesë pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Është një projekt më i madh se Katedralja. Ndërtimi i një kompleksi banesor dhe qendre tregtare, në hyrje të Prishtinës prej Fushë Kosovës në anë të majtë, te Lakrtishtja. Është fjala për një ndërtim në hapësirë prej 1.7 hektarësh”, ka thënë Kryeziu në “Interaktiv” të KTV-së. Ai ka thënë se banesat ishin paraparë të ndërtohen nga NPB-ja, për projektin e banesave me kosto të përballueshme.

“Aty z. Ahetmi ka kërkuar nga Bordi që ky projekt të ndalet. Unë nuk e di pse. Ajo është tokë që ka vlerë të madhe, ka ndërtesa anash prej investitorëve privatë. Një ndërtesë aty është pa leje, madje në një pjesë të pronës së NPB-së. Besoj që z. Ahmeti e dinë këtë”, ka thënë ai.

Kryeziu ka akuzuar Ahmetin për favorizime.

“Mendimi është që secili prej nesh që punojmë në krye të institucioneve jemi të thirrur të punojmë në shërbim të institucioneve tona, jo me stimulime dhe ndikime nga jashtë”, ka thënë ai.

Tutje, Kryziu ka thënë se NPB-ja ka nën menaxhim asete që janë në vlerë mbi 100 milionë euro.

Ai ka thënë se është emëruar më 2015, dhe prej atëherë ushtron detyrën në harmoni të plotë me ligjin.

“Jam kryeshef ekzekutiv në mënyrë të ligjshme. Nuk jam i sigurt që z. Ahemti ka qenë dakord që unë të jem kryeshef ekzekutiv. Për këto tri vjet ka munguar bashkëpunimi, derisa ne kemi punuar ashtu siç duhet dhe sipas ligjit, e kemi kryer punë që është dashur të kryente vetë Komuna e Prishtinës”, ka thënë Kryeziu.

“E ka marrë si storie suksesi, ka prerë shirita, ka ardh në vizita. Në kuptimin mediatik, deri sa ju kemi dashur ka ardhur dhe ka pasur interesim, por në kuptimin real nuk ka pasur interesim për NPB-në”, ka thënë ai.

Kryeziu thotë se incizimin për favorizime në NPB e ka bërë një asamblist i PSD-së

Nexhat Kryeziu, drejtor i Ndërmarrjes Publike Banesore, ka thënë se biseda e tij me Liridon Latifin, anëtar i bordit të NPB-së, e publikuar ditë më parë ku të dy dëgjohen teksa bisedojnë për disa favorizime të bizneseve, është incizuar nga Bashkim Beha, asamblist i Partisë Socialdemokrate.

“Ta qartësojmë situatën. Është audioincizim, por s’është përgjim. Nuk është telefonatë. Është para mbledhjes së bordit me kryetarin e komisionit dhe sekretarin e NPB-së. Është incizim i manipuluar. Është i shkoqitur. Janë marrë disa pjesë. Është ripërpunuar. Po besoj se tri ose katër herë është prerë incizimi. Fjalët dhe fjalitë janë marrë prej kontekstit. Aty te çështja e ndihmës edhe favorizimit, çdo ditë takoj njerëz që duan të kenë qasje në ato lokale, çdo ditë ka kërkesa dhe presione që duhet të favorizohet dikush. Por në këtë rast as Liridoni as askush tjetër s’ka favorizuar askënd dhe s’ka pas diçka komprometuese. I vetmi komprometim është përgjimi që është bërë, ose incizimi i paautorizuar i takimit ku është manipuluar. Ne dyshimet i kemi që është zyrtari i Financave, tash është asamblist i Shpend Ahmetit. Ka qenë kryetar i komisionit. Ai e ka incizuar. Bashkim Beha asamblist i PSD-së”, ka thënë Kryeziu në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se njerëzit si “Bashkimi mbështetjen e kanë në zyrën e kryetarit”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)