Kthehet njeriu që dikur ishte yll, por që të gjithë e harruan

Kthehet njeriu që dikur ishte yll, por që të gjithë e harruan

KOSOVA NIS PËRGATITJET PËR NDESHJEN ME LITUANINË

Ish-ylli i Manchester Cityt dhe Real Madridit, Robinho është pajtuar t’i bashkohet skuadrës turke Sivasspor, ndonëse është dënuar me nëntë vjet burgim vitin e kaluar për përdhunim në grup.

Robinho 33-vjeçar, së bashku me pesë të tjerë, janë përfshirë në një sulm ndaj një vajze shqiptare në një klub nate në Milano në janar të vitit 2013, shkruan Koha Ditore. Sulmuesi brazilian është shpallur fajtor në nëntor të 2017-s, por Robinho ka apeluar dënimin dhe mund të marrë me vite derisa të zgjidhet çështja.

Robinho ka insistuar se nuk ka luajtur rol në këtë vepër dhe ka të drejtë të bëjë dy apele. Italia do të nisë procedurat e ekstradimit vetëm pasi të ketë përfunduar procesi gjyqësor.

Derisa proceset e apelit të vazhdojnë, ish-sulmuesi i Milanit është i lirë të luajë.

Skuadra e Superligës së Turqisë, Sivasspor ka njoftuar në faqen e saj zyrtare se ka arritur marrëveshje me Robinhon dhe ai do t’i bashkohet së shpejti ekipit turk.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)