Kthehu: Poezi nga Ymer Troshupa

Kthehu: Poezi nga Ymer Troshupa

Kryetari Ahmeti bënë homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kthehu nga atje në freskinë e mbrëmjes
Kthehu e jepi edhe Qiellit gëzim
Kthehu pa rënkuar larg nga ku u dashtëm
Kthehu e mos frymo qaste me trishtim

Kthehu sot a nesër të pres si dikur
Kthehu se pa ty zemra s’gjenë qetësi
Kthehu eja afër së paku të të ndjejë
Kthehu shumë të lutem t’i shoh ata sy

Kthehu eja pranë e m’i sjellë gëzimet
Kthehu me buzëqeshjen ftyren e ndriquar
Kthehu si pranverë që sjellë Lule natyres
Kthehu me aromë e më bëjë të gëzuar

Kthehu të takohemi me një përqafim
Kthehu dhe njëherë si u ktheve dikur
Kthehu më kërko kthehu që t’bashkohemi
Kthehu pra tek unë, e mos më ikë më kurrë.

“Ymer Troshupa”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)