Deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për Raportin e Progresit
Ai ka thënë se për këtë seancë janë bërë shkelje të rregullores së punës të Kuvendit.
“Kush e ka thirrë këtë seancë ka bërë shkelje të rregullores. Nuk ka arsyetim pse kjo seancë është e jashtëzakonshme. E para është mos-përkthimi. Kurse e dyta për çështjen e jashtëzakonshme, emergjente qenka, e pyeta njërin nga kolegët që e ka nënshkruar kërkesën. Pse është e jashtëzakonshme? A po don me na ra Rusia, a dojnë UFO-të me sulmu Kosovënn”, tha Kuçi, raporton lajmi.net
Kritika për përkthimin kanë pasur edhe deputetët e tjerë të Kuvendit. /Lajmi.net/
COMMENTS