Kujdestaria në Emergjencën e Lipjanit ka nevojë edhe për një mjek, stafi me zero paisje anti Covid

Kujdestaria në Emergjencën e Lipjanit ka nevojë edhe për një mjek, stafi me zero paisje anti Covid

Lladrovci lojëtarëve të Azerbajxhanit: Edhe luajmë më mirë se ju, edhe policinë e kemi më të mirë se ju

Shkruan: Granit Duriqi

Po i ndodhi dikujt të sëmuret në shtëpi, në pamundësi të transportit për të shkuar në Emergjencën e Lipjanit, apo të pësoj aksident trafiku, ka shumë gjasë qe te vdes ne vendin e ngjarjes apo të vazhdoj të lengoj nga sëmundja në shtëpi, në mungesë te ndihmës mjeksëore. Kjo për faktin se në emergjencën e Lipjanit në të shumtën e rasteve ka vetëm një mjek kujdestar. Aq më parë kur ligjërisht parashihet që kur ka vetëm një mjek në kujdestari, ai nuk guxon ta leshojë vendin e punës për ti ofruar ndihmë dikujt në terren. Andaj, nevoja edhe për një mjek shtesë për në kujdestari është e mëse e domosdoshme. Aq ma parë kur është e ditur situata e personave të prekur me Covid-19, e që kanë nevojë të trajtohen në shtëpi, duke mos i përjashtuar edhe rastet e aksidentëve eventuale por edhe të sëmundjeve tjera që kanë nevojë emergjente, por nuk e kanë mundësin e transportit deri ne emergjencë. Padurueshmëria e qyetarëve karshi mjekëve duke i ngarkuar ata me faj, është gjithë ditën e lume i gabueshëm dhe adresa për çfardo pakënaqesi të tyre në këtë aspekt, nuk është stafi mjëksor por Komuna e Lipjanit. Fundja, vetë mjekët të lënë pa asnjë masë mbrojtje nga Covid-19, janë të ekspozuarit e parë për tu infektuar me virus. Trishtimi edhe më i madh është sepse këta mjek të cilët janë të parët të rrezikuarit që të infektohen me virusin, fare lehtë këtë virus mund ta bartin tek pacientët apo tek familjarët e tyre për shkak të mungesë së paisjeve. Përfundimi i krejt kësaj është se emergjenca në QKMF të Lipjanit, ka nevojë emergjente për një mjek shtesë në ndërrimin e natës, dhe paisje anticovid për stafin mjekësor të pambrojtur. Dhe fundit fare, cfaredo perfundimi eventual me fatalitet per ndonjë të semure apo të aksidentuar, i cili për arsyet e lartëcekura i’a thotë lamtumirën jetës, pergjegjësia për këtë direkt bie mbi Komunën e Lipjanit. Dhe fajtorin duhet kerkuar në këtë adresë. Një veprim për sanimin e këtyre problemeve, do t’a ulte rrezikun ne minimum. Prej shpërthimit te pandemisë, në QKMF te Lipjanit ka rreth 30-të të prekur me covid nga stafi mjekësor i ketij institucioni.
Të prekurve nga virusi shërim të shpejte, kurse për familjet që humbën të afërmit e tyre, shrehi dhimbjen më të thellë njerëzore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)