Kosova e ka fituar një medalje të artë (Nora Gjakova) dhe një të argjendtë (Distria Krasniqi) në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tel Aviv. Akil Gjakova është renditur i shtati, ndërsa garuesja jonë e fundit, Loriana Kuka do të paraqitet nesër në garë. Përzgjedhësi, Driton Kuka, ka shkruar në profilin e tij në Facebook për bilancin e xhuditësve tanë.“Pas dy medaljeve të fituara dje, sot garoi Akil Gjakova, i cili shênoi dy fitore për të ardhur në çerekfinale ku pësoi humbje dhe mandej në repasazh nuk arriti të shkojë në luftën për medalje! Deri tash, me medaljet e djeshme dhe vendin e 7 të Akilit sot, ne si ekip kemi arritur rezultatin më të madh sa i përket medaljeve në kampionate evropiane. Një e artë një e argjendtë dhe një vend i 7-të. Nesër garon Loriana, e cila ka një short të vështirë, por ajo dita ditës po ngrihet me cilësi dhe besoj që deri në Lojërat Olimpike së pari të arrijë normën e mandej edhe të jetë kandidate për medalje”, ka shkruar Kuka.
COMMENTS