Kullat e Jasharajve rrezikojnë shembjen, pa Ligj nuk ka restaurim

Kullat e Jasharajve rrezikojnë shembjen, pa Ligj nuk ka restaurim

Sot i quan “vandalë”! Por ja si i vinte flakën gomave Edi Rama për 10 vota /VIDEO

Kullat e Jasharajve të cilat janë simbol i luftës dhe historisë së familjes Jashari, janë në rrezik nga shembja për shkak të vjetërsisë.

Këto kulla të cilat nga paslufta kanë pranuar më shumë se 12 milionë vizitorë, janë në kompetencë të Agjencisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, shkruan Indeksonline.

Për restaurimin e këtij memoriali, Qeveria e Kosovës ka ndarë nga buxheti më shumë se 4 milionë euro.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi në një prononcim për Indeksonline ka treguar se cilat pjesë të memorialit do të restaurohen nga mjete e ndara.

“Për këtë kompleks Qeveria ka ndarë 4,190,000.00€. Për vitin 2018 i ka ndarë 1 milionë euro, për vitin 2019 ka planifikuar 2 milionë euro dhe për vitin 2020 ka ndarë 1 milion e 190 mijë euro, që parashihen për Konservimin e Shtëpive te Rezistencës. Këtu parashihet intervenimi në riparimet e trajeve të dëmtuara në çatitë e mbulojës së kullave të rezistencës, vendosja e kamerave dhe e shenjave orientuese”, ka thënë Gashi.

Mirëpo, sipas saj, aktiviteti është ndaluar derisa të hartohet Ligji i ri, i cili Ligj i parasheh format e ndryshe të tenderimit në këtë kompleks, si formimi i komisionit të nivelit të lartë ndërinstitucional.

“Qeveria është zotuar se do t’i mbështes kërkesat e Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) për këtë kompleks. Do të thotë nevojat për kompleksin menaxhohen nga kjo agjensi dhe këta i dërgojnë pastaj Qeverisë kërkesat për financim”, ka theksuar Gashi.

Kurse, drejtori i Agjensionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (AMKMK) Idriz Blakaj ka bërë të ditur se së pari duhet të kaloi ligji i ri e pastaj të vazhdohet me procedurat.

Në një përgjigje për Indeksonline, Blakaj ka thënë se posa Qeveria të formoi një këshill institucional, do të hapet tenderi për kompaninë që do të restauroi pastaj Kullat e Jasharajve.

“Mjetet janë të premtuara për tri vite. Së pari duhet të kaloi ligji, pastaj Qeveria formon një këshill ndërinstitucional i cili vendos për hapje tenderi dhe përzgjedh një komision profesionistësh për ta përzgjedhur kompaninë që do ti kryej punët e konservimit. Procedurat i kryen Agjencia. Këshilli i formuar nga qeveria angazhon një kompani për mbikëqyrje te punëve”, ka thënë Blakaj.

Për gjendjen e mjerueshme të këtyre kullave që përballuan 36 orë granatime nga forcat serbe, kryeministri Ramush Haradinaj kishte premtuar se do të ndërmerret çdo veprim i nevojshëm që të mos shemben, derisa Kuvendi kishte mbajtur një seancë të jashtëzakonshme. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)