Kupa e Botës mbetet ëndërr për Lionel Messin, thotë se nuk dëshiron të pensionohet derisa ta fitojë atë me Argjentinën

Kupa e Botës mbetet ëndërr për Lionel Messin, thotë se nuk dëshiron të pensionohet derisa ta fitojë atë me Argjentinën

Portugal-Marok, ndeshje për jashtë ose brenda

Kupa e Botës mbetet një obsesion për Lionel Messin.

Ylli i Barcelonës sipas ‘Mirror’ nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli aktiv pa e fituar një trofe të Kupës së Botës me Argjentinën.

Kupa e Botës me Argjentinën është një ëndërr për Lionel Messin, që dëshiron ta realizojë.

“Do të thotë shumë, sepse për Argjentinën Kupa e Botës është e veçantë, dhe për mua gjithashtu”, thuhet të ketë deklaruar Messi sipas Mirror, përcjell lajmi.net.

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të shoh veten duke ngritur lartë Kupën e Botës, e pastaj edhe emocionet që sjell ajo”.

“Ai triumf do të bënte të lumtur miliona argjentinas në botë. Pra, ne nuk mund të heqim dorë nga kjo ëndërr”.

“Kam fituar gjithë trofetë më të rëndësishëm, por vazhdoj të mbetem ambicioz. Unë nuk do të tërhiqesha nga futbolli aktiv pa qenë kampion i botës me vendin tim”/Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)