Pas disa javësh spekulime, Gonzalo Higuain më në fund u bashkua me Chelsean në huazim nga Juventusi të mërkurën. Dilema e radhës tani është ndeshja debutuese e tij për skuadrën londineze.
Lëndimi që ka pësuar Oliver Giroud në ndeshjen e djeshme ndaj Tottenham ka bërë që Sarri të sthyej me çdo kusht debutimin e Higuain.
Sulmuesi argjentinas do të stërvitet në dy ditet e ardhshme për të qenë pjesë e Chelseat në ndeshjen ndaj skuadrës ku aktivizohet sulmuesi kosovar, Atdhe Nuhiu.
Lëndimi i Giroud dhe mungesa e Moratas kanë bërë që Higuain të ketë gjasa maksimale për ndeshjen debutuese në vikend./Indeksonline/
COMMENTS