Në fakt, për pak sa nuk i ka pushuar zemra, duke menduar se një peshkaqen po çante xhamin e po vinte drejt tij, por nuk është ashtu.
Një turist në një akuarium ka tentuar të thyejë rregullat e vendosura, duke mos prekur “xhamat” e akuariumeve. Në të vërtetë, nuk ishte xham, por një ekran i madh televizori.
Në pamje duket që turisti është duke parë nëse është vërtetë xham apo çfarë, dhe në momentin që e ka goditur fort në ekran është shfaqur një peshkaqen që tenton të thyejë xhamin, por jo në të vërtetë.
Por kaq ka mjaftuar që turistit t’i ngrijë gjaku e të bjerë në tokë nga frika. Kështu është kur thyen rregullat dhe luan me rrezikun./tch
COMMENTS