Kurti: FSK nuk do të jetë tamam ushtri, as Forcë e Armatosur siç duhet

Kurti: FSK nuk do të jetë tamam ushtri, as Forcë e Armatosur siç duhet

Ivanoviqi i shtrirë për toke, mediat serbe publikojnë për herë të parë foton

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar lidhur me votimin në shqyrtim të parë të Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Sipas Kurtit është shumë e rëndësishme ushtria që të na mbrojë si shtet por që janë dy faktorë kufizues për krijimin dhe ndërtimin e FAK-ut.

KFOR-i ka rreth 4 mijë trupa të cilët nuk janë as 8% e saj që kishte pas luftës ndërkaq SHBA-të që dikur kishin afro 20 mijë trupa në Kosovë, sot nuk i kanë as 700. Është e rëndësishme që të kemi Forcat tona të Armatosura të cilat na mbrojnë si shtet, janë dy faktorë kufizues besoj unë për krijimin dh ndërtimin e FAK-ut. Faktori i parë është i aspektit diferencial dhe a i dytë referencial. Aspekti diferencial konstituon në atë që të dimë raportin e Forcave tona të Armatosura me atë të fqinjëve, e posaçërisht me atë verior që nuk e njeh shtetin e pavarur.Në kontrast me Shqipërinë, por edhe për dallim të Malit të Zi dhe Maqedonisë, Serbia nuk na njeh dhe nuk pranon shtetin.Shpresoj se dikush nga qeveria ka shikuar se çfarë ushtrie ka Serbia, përmasën, doktrinën dhe aftësitë e saj”, ka thënë Kurti, shkruan Indeksonline.

Kurti tutje ka shtuar se Forcat tona të Armatosura janë kapaciteti ynë mbrojtës, por që ka pyetur se nga kush duhet të na mbrojnë ato?

“ Ndaj atij që duhet të na sulmojë apo jo? E kjo është para se gjithash Serbia, pyetja ime është para se të na sjellin projektligjet që do ti votojmë në parim. A kishte studim dhe analizë paraprakepër mbrojtje të suksesshme karshi Serbisë. Përndryshe numrat si 5 mijë e 3 mijë nuk thonë asgjë vetëvetiu. Dhe aspekti referencial është se Kosova ka popullsi e territor të caktuar, shtigje të caktuara komunikacioni e transporti. FAK-duhet tu referohen këtyre. Sërish numrat nuk thonë asgjë vetvetiu, duhet përshtatur zonat dhe njësitë, kapacitete dhe njohuritë, karakteristikat e shtetit dhe vendit tonë.Në këtë pikë duhet shfrytëzuar të gjitha mundësitë të plotësuara me Republikën e Shqipërisë, duke mos u dyfishuar pa nevojë”, ka shtuar Kurti.

Lideri i VV-së ka deklaruar poashtu se FSK sërish nuk do të jetë tamam ushtri as Forcë e Armatosur siç duhet.

“Është e nevojshme që të bëjmë marrëveshje me Shqipërinë për ndihmë të ndjërsjelltë, larg qoftë nëse kemi luftë mbrojtja e përbashkët ndodhë menjëherë dhe spontanisht nga populli, por është mirë që shteti dhe mekanizmat të jenë në nivel të detyrës dhe përgjegjësisë ndaj popullit.Duhet të shihet se çfarë edukimi do të kenë pjesëtarët e FSK-së, pasi shkollimi i tyre brenda do të jetë edhe më i rëndësishme se arma që do të mbajnë” ka përfunduar Kurti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)