KURTI: KËRKOJ QË VETËVENDOSJE TË JETË ORGANIZATË KU S’KA SHARJE E OFENDIME

KURTI: KËRKOJ QË VETËVENDOSJE TË JETË ORGANIZATË KU S’KA SHARJE E OFENDIME

17 vjeçari gjendet i vdekur në Verban të Vitisë

Kryetari i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, sot ka folur për herë të parë në cilësinë e kryetarit të sapozgjedhur, pas një pauze prej tri vjetësh.

Ndër tjera ai ka folur edhe për ofendimet e sharjet brenda partisë së tij.

Kurti ka thënë se në platformën e tij që e kishte prezantuar, ka kërkuar që në Vetëvendosje të ketë vend për kritikë dhe vetëkritikë, por jo edhe për sharje e ofendime.

“Unë në platformën që kam prezantuar kam thënë se e dua një organizatë në të cilën inkurajohet kritika konstruktive dhe vetëkritika, por gjithashtu edhe një organizatë e cila nuk do të ketë sharje, ofendime dhe sidomos abuzime të pozitës së atyre që janë më lart”, ka thënë ndër tjera Kurti.

Për më tepër, përçarjet në Vetëvendosje nisën pas publikimit të një bisede mes anëtarëve të saj ku deputetja e këtij subjekti politik, Aida Dërguti e kishte fyer Albin Kurtin./Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)