Të dështuar e ka quajtur qeverisjen Haradinaj, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Në një konferencë për media, ai ka përmendur dështimet në luftimin e korrupsionit dhe në procesin e liberalizimit të vizave.
Kurti ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dështuar në agjendën evropiane.
Megjithatë, Vetëvendosje do ta përkrahë votimin e projektligjeve për Ushtrinë, që është planifikuar më 14 dhjetor.
Ndërsa, Avni Zogiani nga kjo parti ka thënë se mosliberalizimi i vizave dhe rënia e Kosovës në arenën ndërkombëtare janë pasoja të korrupsionit të lartë në vend.
KOHA
COMMENTS