Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se liderët e rajonit po ndihmohen në mes vete, duke krijuar tensione të kohëpaskohshme politike, që të humbet fokusi i njerëzve nga zhvillimi socio-ekonomik.
Në një intervistë për TV1 në Sarajevë, Kurti ka thënë se problemi kryesor i Ballkanit Perëndimor është Serbia, për të cilën ka thënë se e imiton Rusinë.Për arrestimin e Marko Gjuriqit, Kurti ka thënë se ky arrestim është bërë me dhjetë vjet vonesë si dhe me të qeveria kosovare dhuroi spektakël për t’u dukur më patriotike. Sa i përket vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, Kurti ka deklaruar se kjo vrasje është kryer nga “strukturat paralele në Kosovë, që financohen nga Serbia”.
Kurti po ashtu ka thënë se pret që qeveria Haradinaj të mos ketë jetëgjatësi. Ka thënë se Kosova nuk është dashur të lejojë që qeveria të varet nga Lista Serbe. Për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “ka pritur që të jetë më ndryshe, por që prej se është ulur në kolltukun e kryeministrit, vazhdon me koncesionet ndaj Serbisë dhe me privatizimet neoliberale, sikur Mustafa, Thaçi e pararendësit tjerë”.
Kryetari i VV-së ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi. Sipas tij, Beogradi po ngutet të bëjë zgjidhje për Kosovën sa më shpejtë sepse “presidenti i Kosovës, Thaçi, është shumë i dobët, meqë po frikësohet nga Gjykata Speciale”.
Intervista e plotë:
COMMENTS