Kurti, zgjidhja për Lipjanin janë numri 10 dhe Selatin Retkoceri

Kurti, zgjidhja për Lipjanin janë numri 10 dhe Selatin Retkoceri

Rishfaqet “Syri i Popullit”: I jep mbështetje Albin Kurtit dhe krahut të tij

“Me 22 Tetor Lipjani e ka shansin që me zgjedhje të gjejë zgjidhe.Zgjedhja që është zgjidhja, e ka numrin 10, e ka emrin Vetëvendosje, zgjedhja që është zgjidhje e bënë kryetar Selatin Retkocerin”, këto komente i ka bërë Albin Kurti, në tubimin qendror të Vetëvendosjes së Lipjanit, të mbajtur në Sallën e Shtëpisë së Kulturës “Tahir Sinani” në Lipjan.

Duke numëruar përparësitë që i ka komuna e Lipjanit dhe dëmet që, sipas tij, ia kanë shkatuar qeverisjet e mpëarshme, Kurti tha se me ardhjen në pushtet të Selatin Retkocerit dhe Vetëvendosjes, do ti vie fundi arrogancës së vjetër, dhe fillimit të një qeverisje të përgjegjshme me përgjegjësi të re.

Ndërkaq kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, tha se vota për secilën parti, është votë për komunën e ditëve të sotme, është votë për njerëz që japin shumë premtime, e nuk e zbatojnë asnjërën prej tyre. Për dallim prej tyre, Ymeri tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk jep kurrë premtime, por ajo sipas tij, zotohet se do t’i përbmushë pikat programore me të cilat del para qytetarëve.

“Selatini e Vetëvendosje zotohen për ruajtje të tokës bujqësore, do të sjellin laborator të shkencës, punësim me transparencë e kritere profesionale, mbikëqyrje shëndetoësore”, ka thënë Ymeri dhe njëkohësisht ka bërë thirrje që për kryetar të Lipjanit të votohet Selatin Retkoceri, sepse sipas tij, vota për Selatinin , është votë për një Lipjan ndryshe, për një Lipjan të zhvilluar, për një Lipjan të barazisë e solidaritetit.

Kandidati për Kryetar të Lipjanit Selatin Retkocer, tha se Vetëvendosjë synon që 22 Tetori të jetë dita e ndryshimit dhe se fitorja e tij dhe subjektit, kandidat i së cilës është, do t’ua ktheje qytetarëve ate që atyre u takon.

“Me qeverisjen e Vetëvendosjes, Komuna e Lipjanit, për herë të parë në historinë e saj, do të bëhet e qytetarëve dhe për qytetarët. Komuna do të jetë një adresë për të zgjidhë hallët dhe problemete qytetarëve, të cilt kanë nevojë për dorën e qytetarëvë të përgjegjshëm për tu shërbyer atyre”, ka thënë Retkoceri, duke u zotuar se do ti përmbushë të gjitha projektet që ka paraparë në programin e tij./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)