Kryetarja e Alternativës, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se grupi i parlamentar të cilës ajo i takon, kanë kushte për ta votuar demarkacionin.
Ajo thotë se në momentin e parë të një takimi me zyrtarë të koalicionit qeverisës do të duhej të caktohet data për zgjedhje parlamentare, në mënyrë që qeverisja Haradinaj të mos zgjasë më shumë.
Kjo sipas saj, duhet të ndodhë pasi që vlerëson se kauza e demarkacionit ka qenë false.
“Ne kemi vullnet për ta votuar demarkacionit, dhe pas kalimit të tij, nuk kemi asnjë vullnet dhe arsyeje për ta përkrahur qeverinë Haradinaj”, deklaroi Kusari Lila.
Duke e komentuar deklaratën e përbashkët të presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, për demarkacioni, ajo tha se ajo nuk mund të ketë efekt juridik, dhe sipas saj votimi eventual i saj në Kuvendin e Kosovës, nuk ka asnjë obligim për Malin e Zi.
COMMENTS