Kush doli fitues në LDK: “Brezi i Ibrahim Rugovës” apo “Brezi i Republikës?!

Kush doli fitues në LDK: “Brezi i Ibrahim Rugovës” apo “Brezi i Republikës?!

Osmani: Edhe presidenti Sejdiu kandidat për të parin e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, i llogaritur si “Brezi i Presidentit Rugova” tërthorazi u është kundërvu “Brezit të Republikës”, të rinjve që kanë aderuar ose tash ose më herët në LDK.

Sipas tij, koncepti politik dhe “Filozofia Rugoviane” nuk i mbeti të kaluarës.

“Figurat markante të brezit të PRESIDENTIT RUGOVA do të jenë edhe me tej udhëheqës krenar në politikën e LDK-së, të lidhur së bashku me breza të tjerë me konceptin shtetformues dhe institucional Rugovian”, thotë Osmani.

Me këtë, Osmani sigurisht ka dashur të tregojë se i “brezi i presidentit Rugova” në LDK ka arritur të fitojë kundrejt “brezit të Republikës” që ka zhgënjyer, shkruan lajmi.net.

“Brezi i presidentit Rugova” ka arritur të fitojë në Gjilan me Lutfi Hazirin, në Podujevë me Agim Veliun, në Fushë Kosovë me Burim Berishën, me Imri Ahmetin në Lipjan, etj. Ndërsa nëse flasim për brezin e ri, atë të Republikës siç i është referuar Avdullah Hoti, Vjosa Osmani dhe të tjerët, atëherë ky brez nga zgjedhjet e 22 tetorit ka dalë duarthatë.

Avdullah Hoti ka dështuar në Rahovec, atje LDK-ja nuk ka arritur as në balotazh të hyjë. Edhe në Mitrovicën e Vjosa Osmanit LDK-ja ka mbetur pa balotazh, sikur dhe në disa komuna tjera.

Naser Osmani po ashtu shton se rezultati i fitores i dalë nga zgjedhjet lokale, me mbi 220 mijë vota, në nivel vendi, LDK-në e riktheu si partinë e parë, si konceptin politik më të pranuar ndër qytetarët e Republikës, për të cilën Presidenti Rugova dhe gjenerata e bashkëpunëtorëve të tij punuan aq shumë. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)